Shkëlqim Balili, mjek obseter gjinekolog i ftuar në “Shqipëri Live” ka treguar disa nga këshillat që iu nevojiten çifteve në periudhën kur gruaja është shtatzanë.

Ai tregoi se marrëdhëniet seksuale janë shumë të rëndësishme që të kryhen gjatë periudhës së shtatzanisë, por duhet treguar shumë kujdes. Mjeku tha se në 3 muajt e parë të shtatzanisë nuk duhet të kryhen marrëdhënie, ndërsa burri duhet të jetë dirigjent, pasi duhet të gjejë pozicione të cilat janë të parrezikshme për fëmijën.

Ai tha se në muajt e fundit duhet të tregohet shumë kujde sepse mund të shkaktohet edhe hemoragji, ose shpërthim të ujrave.

“Marrëdhëniet seksuale kanë rëndësi të bëhen, por jo gjatë 3 muajve të parë dhe gjatë ditëve të fundit të shtatzanisë”, tha mjeku.