I ftuar në “Më lër të flas”, këngëtari Ledri Vula ka folur për albumin e tij më të fundit, për jetën familjare dhe projektet e verës.

Ai foli edhe për kundërshtarët e tij në fushën e muzikës, ndërsa tha se ata e shtyjnë të bëjë edhe më përpara.

Pjesë nga biseda:

Ledri Vula: Pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e bukur, e fortë, e cila i ankohet që ai s’po bën kokërr leku.

Donald Veshaj: Na zbulo 3 “hater-at” më të mëdhenj të tu

Ledri Vula: Bro nuk mund me i zbulu, se kanë account-a fallco.

Donald Veshaj: Çfarë iu thua atyre?

Ledri Vula: Vazhdoni me energji dhe më shtyni. Veç me energji më mbushin.