Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Në nominim për javën tjetër do të jenë banorët më pak të preferuar të shtëpisë, ku gjatë spektaklit të sotëm Arbana hapi zyrtarisht televotimin dhe rezultati do të jepet spektaklin tjetër.
Gjatë mbrëmjes së spektaklit të sotëm është hapur televotimi për banorin që do të largohet përfundimisht nga shtëpia ‘Prime-in’ e sotëm. Për shkak të lojës me litar nga Vëllai i Madh banorët e skuadrës humbëse do të shkonin në nominim. E për shkak se Luizi hoqi i pari rripin dërgoi skuadrën e tij në televotim, ku Luizi u shpreh se nuk e dinte se përfshihej e gjithë skuadra. Ermiona është imune sepse është lidere e shtëpisë. Mes Luizit, Oltës, Kiarës, Beartit, Dea Mishel u largua nga shtëpia përfundimisht Beati.