E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë nutricionistja Diola Dosti. Ajo na ka dhënë këshillat e saj për të qëndruar më të shëndetshëm tani që po afron dhe periudha e verës, si dhe nga çfarë duhet të kemi kujdes…

Pjesë nga biseda:

Diola: Dua të ndaj pak me ju sekretin francez, të cilët janë elegantë, janë finë, hanë djathë sa të duan, pijnë verë e kënaqen…

Ksenja: E di ku më pëlqejnë mua? Që e marrin atë pushimin e drekës pasi mbarojnë punën, totalisht vetëm për veten dhe e shijojnë tërësisht kohën.

Diola: Ekzakt. Pse e marrin vetëm për veten e tyre? Ata nuk e ndajnë ushqimin e tyre me njerëz që u japin energji të keqe. Pra, nëse ata zihen me ndonjë shok, apo nuk shkojnë mirë me ndonjë koleg pune, ata zgjedhin që ta hanë ushqimin vetëm, ose të mos e hanë fare derisa të kalojë pak ky nervi apo ky stresi që i ka kapur. Ti nëse ha një pjatë fasule dhe ha qetë, patjetër që të gjithë nutrientët e fasules trupi jot i sintetizon shumë bukur dhe merr gjithçka që i duhet. /TAR/