Një përplasje e ashpër ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” mes Gjestit, Vserlos dhe Olës. Pas një debati të tensionuar, Gjesti ka hedhur vezë në kokat e të dyve, një veprim që është konsideruar si shkelje e rregullave të Vëllait të Madh.

Si pasojë e këtij veprimi, produksioni ka vendosur që Gjesti të kalojë automatikisht në nominimin e radhës, duke e vënë atë në rrezik eliminimi nga lojë.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme, si nga banorët brenda shtëpisë, ashtu edhe nga publiku jashtë saj.

Tensionet dhe situatat e paparashikuara vazhdojnë të sjellin dinamika të reja në lojë, ndërkohë që gjithçka pritet të zbulohet në episodet në vijim.