Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Gjatë mbrëmjes së spektaklit të sotëm është hapur televotimi për banorin që do të largohet përfundimisht nga shtëpia ‘Prime-in’ e sotëm. Për shkak të lojës me litar nga Vëllai i Madh banorët e skuadrës humbëse do të shkonin në nominim. E për shkak se Luizi hoqi i pari rripin dërgoi skuadrën e tij në televotim, ku Luizi u shpreh se nuk e dinte se përfshihej e gjithë skuadra. Ermiona është imune sepse është lidere e shtëpisë. Mes Luizit, Oltës, Kiarës, Beartit, Dea Mishel u largua nga shtëpia përfundimisht Beati.