Monika Kryemadhi ishte e ftuar në një intervistë sot në emisionin “Breaking”, ku ka folur për “Big Brother Vip” dhe shumë të tjera. Duke u ndalur tek BBV, ajo tha se për fituesin ishte e dyzuar mes Mirit dhe Selin, pro sipas saj, të gjithë banorët kanë fituar diçka nga kjo eksperiencë.

 “Normalisht mund të them që kam qenë e dyzuar mes Mirit dhe Selin. Unë e vlerësoja tek Selin atë që ajo tregoi, artikulimin, oratorinë etj. Por ajo ka nevojë të rritet. Mu duk shumë e vogël në post-bbv dhe mu dhimbs. Të gjithë ishin kundër saj dhe ishte vetëm sepse ishin ziliqarë. Por do doja që ta fitonte dhe Miri. Megjithatë, mendoj që Miri e ka fituar BBv të tij sepse ne tani po këndojmë sërish të gjitha këngët e tij. Mendoj që të dy, Miri dhe Selin, apo dhe të tjerët, kanë fituar diçka.”– tha Kryemadhi.