Cindy Crawford ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të uruar vajzën e saj, Kaia Gerber, me rastin e 25-vjetorit të lindjes.

Modelja 60-vjeçare publikoi të enjten, më 3 shtator, në Instagram dy fotografi të saj me Kaian, një të fundit dhe një nga e kaluara. Përmes postimit, Crawford shprehu publikisht krenarinë dhe dashurinë për vajzën e saj, duke vlerësuar edhe mënyrën se si ajo është rritur dhe është formuar si grua.

“Gëzuar ditëlindjen e 25-të për vajzën time (jo aq) Kaia Gerber. Je shumë më e pjekur se mosha jote dhe plot dhembshuri, mirësi dhe dashuri”, shkroi Crawford.

Ajo shtoi se ta shohë vajzën e saj duke u rritur dhe duke u shndërruar në gruan që është sot, është një prej bekimeve më të mëdha të jetës së saj.

“Të të shoh të rritesh dhe të zhvillosh veten në gruan e bukur që je sot është një nga bekimet më të mëdha të jetës sime. Jam gjithmonë shumë krenare për ty!”, përfundoi modelja në urimin e saj.

Kaia Gerber është fëmija i dytë i Cindy Crawford nga martesa e saj me Rande Gerber. Çifti ka gjithashtu një djalë, Presley Walker Gerber, 27 vjeç.