Ato njihen si supermodelet origjinale në botën e pasarelave. Por Claudia Schiffer, 47 vjeçe, Naomi Campbell, 47 vjeçe, Helen Christensen, 48 vjeçe, Carla Bruni, 49 vjeçe dhe Cindy Crawford, 51 vjeçe janë ribashkuar sërish disa vjet pas tërheqjes nga bota e modelingut për të sfiluar në spektaklin e ‘Versace’ në Javën e Modës në Milano.



Duke iu treguar vajzave të reja se ç’është një top modele e vërtetë vajzat e arta të viteve ‘90 e ndezën atmosferën në maksimum, pasi shfaqja u hap nga 21-vjeçarja Kendall Jenner dhe motrat Bella, 20, dhe Gigi Hadid, 22 vjeçe.



Supermodelet e viteve ‘90 parakaluan së bashku me stilisten Donatella Versace, në një homazh kushtuar vëllait të saj, stilistit të njohur Gianni Versace, i cili u vra në vitin 1997.


23 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)