Reperi i njohur, Fero dhe ish-partnerja e tij, Arbenia Ismajli, janë prej disa kohësh në qendër të vëmendjes së publikut. Shkak u bë dhuna dhe kërcënimet që Fero ka bërë ndaj modeles së njohur, e cila më pas ka bërë kallëzim në polici.
Pas denoncimit të bujshëm, reperi i “A pe din qysh”, u arrestua për dhunë fizike dhe psikologjike, ku qëndroi një muaj në paraburgim.
Pas daljes nga burgu, Fero madje akuzoi bashkëshorten e tij se ajo nuk është kujdesur aspak për vajzën pasi i është përkushtuar karrierës, ndërsa për vajzën është kujdesur nëna e tij.
Por jo vetëm kaq, pasi reperi zbuloi që do të hiqte dorë nga muzika dhe do t’i përkushtohej fesë myslimane.
“Unë e kam pasur një jetë shumë të shfrenuar. Pas shumë sprovave jam munduar shumë herë të jem i udhëzuar, por nuk kam mundur. Kohët e fundit, i jam lutur Allahut të më udhëzojë. E falënderoj Allahun që nuk kam vdekur gjatë kohës që kam qenë i shfrenuar”, ka thënë Fero gjatë një interviste.
Nga ana tjetër, Fero dhe Arbenita, edhe pse i kanë dhënë fund martesës, nuk ndalojnë së “thumbuari” njëri-tjetrin në distancë.
Në një postim të fundit, ishte Fero ai që deklaroi se ka ndarë rrugët përfundimisht me modelen. Por me sa duket nuk ka munguar një ‘thumb’ nga ana e Arbenitës në drejtim të Feros.
Ajo ka postuar një ‘meme’ në “Instastory” që kishte në fokus djemtë 25-vjeçarë të Ballkanit që janë të papunë, e që për ta ende kujdeset nëna e tyre.
“Çka të them më tepër?”, ka shkruar Arbenita në mbishkrimin e postimit.
Nuk dihet nëse Fero do ketë një përgjigje për të!