Një turist filipinez ka rrezikuar jetën për një foto ekstreme, duke u futur në kafazin e një krokodili 4.5 metra të gjatë vetëm për të bërë një selfie.

Me një buzëqeshje në fytyrë dhe telefonin në dorë, ai hyri pranë krokodilit të quajtur Lalay, ndërsa kalimtarët e tmerruar i bërtisnin të largohej.

Krokodili, i provokuar nga prania e njeriut, sulmoi me shpejtësi dhe e kafshoi në krah. Pamjet tronditëse janë përhapur në të gjithë botën.


Turisti, edhe pse i plagosur rëndë, nuk u largua menjëherë nga kafazi dhe mbeti i bllokuar për rreth 30 minuta në agoni.

Ndërhyrja heroike e kujdestarit të kopshtit zoologjik, i cili hyri në kafaz dhe goditi krokodilin në kokë me një objekt të fortë, i shpëtoi jetën turistit.

Mjekët i ndaluan gjakderdhjen dhe e transportuan me urgjencë në spital, ku iu bënë mbi 50 qepje në krah dhe kofshë.

Policia deklaroi se turisti kishte menduar se krokodili ishte një lodër plastike dhe nuk ishte i ndërgjegjshëm për rrezikun. Kopshti zoologjik Kabug Mangrove dhe Wetlands po përballet me kritika për sigurinë, pasi kujdestarët nuk arritën ta ndalonin hyrjen e tij në kafaz.