Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një debat i fortë mes Vserlos dhe Kelly-t. Çdo gjë nisi kur Vserlo i përmendi këngëtarit familjen duke i thënë:
“Nuk e shes unë familjen për klikime siç e shet ti”.
Mëngjesin e sotëm, Kelly është zgjuar i pari dhe vendosi që të zgjonte edhe Vserlon, por jo me qetësi. Banori mori një tenxhere dhe një shkop dhe u afrua te krevati i Vserlos duke bërë zhurmë.
“Çohu denigrues, çohu denigrues”, i thoshte Kelly, ndërkohë Vserlo e duartrokiste.
Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Valbona që i thotë të ndalojë dhe Danja që i thotë se janë dhe banorë të tjerë aty, jo vetëm ai në gjumë.
Por nuk ishte vetëm Kelly ai që bëri një veprim të tillë ndaj banorit pasi edhe Shkëlzeni shkoi te koka e Vserlos dhe nisi duke duartrokitur.
Vserlo me të dy banorët ruajti qetësinë dhe vetëm u duartrokiste.