Sipas gazetarëve luzitanianë, shenjat e krizës në çift që po kalojnë Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë gjithnjë e më të dukshme. Pesë herë fituesi i Topit të Artë “është i ngopur me qëndrimin e Georgina Rodriguez, të cilën e konsideron larg realitetit, të detyruar dhe joserioz”, citohet një burimi.
Psikologu Quintino Aries analizoi sjelljen e të dyve në ngjarjet e fundit publike dhe nxori disa përfundime. “Sjellja e Cristianos së fundmi tregon dy gjëra: se ai nuk është i lumtur për momentin në jetën e tij personale dhe se është i shqetësuar edhe nga që është larg nga nëna e tij, Dolores Aveiro. Të gjithë e dimë pse ai e do familjen sa më shumë që të jetë e mundur afër,”- tha Quintino Aries.
Gazetari Daniel Nascimento shtoi: “Ronaldo nuk është i lumtur. Georgina i kalon ditët e saj në qendrat tregtare në Riad dhe kjo Cristianos nuk i duket aspak qesharake. Ajo shpenzon, shpenzon dhe vetëm shpenzon. Dhe më e keqja, ajo mendon se është të njëjtin nivel me Cristianon dhe ai nuk e pëlqen fare këtë.”
Drejtuesi i emisionit Leo Caeiro ka thënë fjalën e fundit: “Kam muaj që e them. Ata të dy nuk janë mirë dhe ka shumë mundësi që të ndahen. Realiteti është se Ronaldo është lodhur prej saj. Ky është realiteti. Unë them se nuk do të ketë dasmë.”
Cristiano Ronaldo ka pesë fëmijë: Cristiano Ronaldo Junior, Eva, Matteo, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Georgina Rodriguez është nëna e Alana Martina dhe Bella Esmeralda, ndërsa Cristiano Ronaldo Junior, Eva dhe Mateo kanë nëna surrogate.
Jeta e Georgina Rodriguez (29 vjeç), partnerja e Cristiano Ronaldos (38 vjeç), është subjekt i një dokumentari të transmetuar në një platformë transmetimi. Në një nga episodet, partnerja e yllit portugez ka pranuar se është “e varur” nga shopping-u dhe se ka shpenzuar një shumë të madhe për një natë jashtë.
Shtypi spanjoll shkruajti së fundmi se Cristiano Ronaldo “është i neveritur nga sjellja e Georgina Rodriguez” dhe duket se është shfaqur një “çarje” mes të dyve. Sipas gazetarëve të Marca, CR7 është i zemëruar me qëndrimin e partneres së tij dhe beson se ajo po bëhet egoiste.
Pasi shtypi në Spanjë shkroi për tensionet ekzistuese mes çiftit, Georgina Rodriguez kishte një postim më shumë në Instagram. Modelja argjentinase ka publikuar disa foto nga plazhi, ku ndodhej me fëmijët. Postimi që është më poshtë, u bë shpejt viral, duke mbledhur mbi 5 milionë pëlqime dhe mbi 13.000 komente.
Georgina Rodriguez është një nga personat më të njohur në Instagram: ajo kaluar “barrierën” e 49 milionë ndjekësve. Partneri i saj, ylli i Al-Nassr, e kalon atë në këtë kapitull: ai ndiqet nga më shumë se 577 milionë njerëz në rrjetin e famshëm social.