Edhe kampionët qajnë, ose më mirë do të qajnë kur bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez i futbollit foli për të ardhmen e tij në intervistën e paralajmëruar me gazetarin anglez Piers Morgan në kanalin e tij në Youtube duke shpjeguar se sa e vështirë do të jetë dita për tërheqjen e tij nga futbolli, sic ka qenë edhe për shumë kolegë të tij.
‘Tërheqja? Do të jetë e rëndë, sigurisht. A do të jetë e vështirë? Po. Me shumë mundësi do të qaj, po…por unë jam një person i hapur-tha Cristiano Ronaldo-do të jetë shumë, shumë e vështirë, po. Por po e përgatis të ardhmen time që kur isha 25, 26, 27 vjeç.Kështu që mendoj se do të jem në gjendje që të përballoj këtë presion’.
Edhe pse nuk e ka vendosur se kur do të bëjë këtë ‘hapin e madh’, sulmuesi i Al Nassr e ka programuar se çfarë do të bëjë më pas, siç ka bërë shpesh në karrierën e tij.
‘Asgjë nuk mund të krahasohet me adrenalinën që ndjejmë në futboll kur shënojmë një gol. Sic thashë, gjithcka e ka një fillim dhe një fund, kështu që besoj se do të jem gati-vijoi Ronaldo-do të kem më shumë kohë për veten, familjen time, për të rritur fëmijët e mi’.
Cristano Ronaldo hodhi një vështrim edhe tek e kaluara duke mos e fshehur trishtimin e tij për situatën e Manchester United që prej vitesh është në vështirësi.
‘Jam i trishtuar për klubin, një ndër më të rëndësishmit në botë që e kam akoma në zemër-tha Cristiano Ronaldo-është e nevojshme të punosh me persona inteligjentë për të krijuar një bazë për të ardhmen sic ka përë Manchester United vite më parë me lojtarë si Nicky Butt, Gary Neville, Roy Keane, David Beckham, që u bënë futbollistë të mëdhenj, por që ishin shumë të rinj’
