Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo, ka ndarë një detaj të padëgjuar mbi marrëdhënien e tij me të fejuarën, Georgina Rodríguez. Legjenda e futbollit, 40 vjeç, foli hapur për një periudhë të vështirë që përjetoi bashkë me partneren e tij prej vitesh, një periudhë që, siç tha ai, e forcoi lidhjen e tyre gjatë një interviste të re me Piers Morgan.
Gjatë bisedës, Ronaldo preku një sërë temash, përfshirë edhe humbjen e djalit të tyre. Në prill të vitit 2022, çifti ndau në rrjete sociale lajmin e dhimbshëm për vdekjen e binjakut të vajzës së tyre të porsalindur. “Me shumë gjasë gjatë asaj periudhe ne e forcuam edhe më shumë marrëdhënien tonë. Ishte një periudhë e vështirë, por njëkohësisht e vlefshme, sepse mësova shumë gjëra”.-tha Ronaldo.
“Pashë jetën nga një këndvështrim tjetër; vajza ime, e cila tani është tre vjeçe, është mbretëresha e familjes, ajo që sjell gëzim në shtëpi. Çdo gjë ndodh për një arsye. Ne jemi një familje e bekuar dhe jam krenar për këtë”.-shtoi Ronaldo. Në gusht të vitit 2025, Ronaldo dhe Rodríguez njoftuan fejesën e tyre pas tetë vitesh së bashku, përmes një postimi në Instagram. Ronaldo ka pesë fëmijë, dy prej të cilëve i ka me Georginën, Alana-n dhe Bella Esmeralda-n.



