Cristiano Ronaldo ka folur hapur për të ardhmen e tij në futboll, duke pranuar se fundi i karrierës është afër, por pa dhënë një afat konkret për tërheqjen.

Pas fitores së Al Nassr ndaj Al Ahli, ku shënoi golin e tij të 970-të në karrierë, kapiteni portugez theksoi se po vazhdon të shijojë çdo moment në fushë.

Ai u shpreh se karriera e tij ka qenë e jashtëzakonshme dhe dëshiron që të vazhdojë në të njëjtin nivel, duke nënvizuar se motivimi i tij kryesor mbetet fitimi i trofeve.

Ronaldo theksoi gjithashtu se luan jo vetëm për veten, por edhe për brezat e ndryshëm të tifozëve, duke shtuar se pasioni për lojën nuk ka ndryshuar.

Megjithatë, ai nuk dha detaje të sakta për momentin e tërheqjes, duke lënë të hapur mundësinë që të vijojë edhe për një periudhë tjetër.

Ndërkohë, sulmuesi mbetet i fokusuar në objektivat me Al Nassr, me synimin për të fituar titullin në kampionatin saudit.