E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Emi. Ajo ka diskutuar më shumë mbi marrëdhëniet e brezit të sotëm, por duke ndarë dhe disa detaje nga jeta e saj personale…
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Do ta shikosh ndeshjen Poloni-Shqipëri sonte?
Emi: OK, pse jo. Nuk jam shumë e tërhequr pas futbollit. Shpesoj që Shqipëria të fitojë, por nuk përfshihem. Më duket ‘boring’.
Ronaldo: Kush të duket më interesant nga lojtarët e Kombëtares?
Emi: Po them Ronaldo, meqë dhe ti e ke emrin Ronaldo.
Ronaldo: Darkord, por Ronaldo nuk luan me Kombëtaren shqiptare (qesh).
Emi: Nuk e di. Ai që është më i miri, luaj fort sot, se nuk të di emrin (qesh). Të kërkoj ndjesë, nuk po të ofendoj, por thjesht nuk ju njoh.
Ronaldo: Zakonish vajzat i kanë qejf futbollistët.
Emi: Jo, unë fare. Më duken shumë të palestruar, sikur do të bëjmë garë kush është më i shëndetshëm.
Ronaldo: Nuk të pëlqejnë të palestruar?
Emi: I dua të palestruar, por jo në ekstrem që mbajnë më dietë se unë. Ai duke pirë lëngje jeshile, unë duke pirë Cola me sheqer… Do ndihem keq, nuk do përshtatem. /TAR/


