Cristiano Ronaldo ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave, këtë herë me një postim nga pushimet familjare në Mallorca, ku u shfaq pa bluzë përkrah djalit të tij të madh, Cristiano Jr., duke treguar formën e shkëlqyer fizike.

Në fotot e publikuara në Instagram, 41-vjeçari pozon duke treguar muskujt së bashku me Cristiano Jr., i cili tashmë në moshën 16-vjeçare i ngjan gjithnjë e më shumë të atit dhe madje është bërë edhe më i gjatë se ai.
Postimi u shoqërua me mbishkrimin plot humor “Jo ende!”, një koment që shumë ndjekës e interpretuan si një batutë drejtuar të birit.

Në një tjetër fotografi të publikuar nga futbollisti, pranë tyre shfaqet edhe Georgina Rodriguez, ndërsa familja po shijon disa ditë pushimi në ishullin spanjoll.

Postimi vjen në një kohë kur mediat vazhdojnë të spekulojnë për një martesë të afërt mes Ronaldos dhe Georginës. Aludimet u shtuan pasi të dy u panë me unaza të ngjashme me diamant gjatë pushimeve, por deri tani çifti nuk ka konfirmuar asnjë datë zyrtare për ceremoninë.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë bashkë prej vitit 2016 dhe u fejuan në vitin 2025. Së bashku kanë dy vajza, ndërsa Georgina kujdeset edhe për tre fëmijët e tjerë të futbollistit, duke krijuar një familje të madhe që shpesh ndan momente nga përditshmëria me ndjekësit në rrjetet sociale.
