Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Genti Ndoj, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur më shumë për personazhet më të komentuar këtë sezon në emisionin e dashurisë, duke dhënë dhe kritikat e tij.

I pyetur nga moderatori i emisionit: “Po djemtë e këtij edicioni të “Përputhen” si të duken?”, Genti Ndoj u përgjigj:

“Nuk dua t’i fus të gjithë, por pjesa më e madhe janë gropë. Jo në thellësi, jo në gjerësi, por janë gropë. Te pjesa e të folurit, në raport me vajzat, janë më pasivë. Kanë më pak energji djemtë këtë vit”.