Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, i ka dhënë fund beqarisë. Në fundjavë, artistja ka kurorëzuar dashurinë e saj me Kreshnik Gjergjin.
Dasma e tyre madhështore ka marrë vëmendjen e publikut, pasi foto e video nga ngjarja u bënë shumë virale në rrjet.
Vëmendje të madhe morën edhe të pranishmit, sidomos të ftuarit VIP. Nga postimet në rrjetet sociale është vënë re se në dasmën e Dafinës ishin disa artistë të njohur si Emina Cunmulaj, Vera Ora, Yllka Kuqi, Genta Ismajli, Dhurata Dora, Ylli Limani, Mc Kresha, Remzie Osmani, Ronela Hajati, Rina Balaj, 2 Ton, Dafina Neziri, Klajdi dhe Bruno.
Por jo vetëm kaq, pasi një nga të pranishmet ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Nga ana tjertër, një mungesë e dukshme në këtë ngjarje festive ishte motra e Dafina Zeqirit, Tringa Zeqiri, e cila jeton në Suedi. Mungesa e saj ka ngritur pyetje, pasi nuk është e qartë nëse marrëdhënia mes dy motrave është e tensionuar.