Së fundmi këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë një moment shumë të veçantë në rrjetin e saj social Instagram, duke postuar një foto të saj me partnerin Kreshnik Gjergji. Në këtë foto të postuar, këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, e ulur në gjunjë, duke i vënë unazën partnerit ose më saktë duke “i propozuar”.

Tek fotoja e postuar ajo ka shkruar:

Të dua sot, nesër, javën tjetër dhe për gjithë jetën time!

Ky postim duket se ka emocionuar ndjekësit e saj, pasi shumë prej tyre kanë komentuar me urime dhe fjalë dashurie për çiftin. Dafina dhe Kreshniku kanë qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes së medias për marrëdhënien e tyre dhe duket se ky moment është një tjetër hap i rëndësishëm në jetën e tyre së bashku.