
Dafina Zeqiri është mjaft aktive në tregun muzikor dhe herë pas here sjell këngë të reja, të cilat pëlqehen shumë nga publiku dhe kthehen menjëherë në hite.
Ajo gjithashtu është shumë aktive edhe në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e shumtë momente të ndryshme nga përditshmëria.

Përveçse poston momente nga jeta e saj profesionale, këngëtarja publikon edhe momente nga pushimet dhe jeta private.
Së fundi, Dafina publikoi në “Instastory” një fotografi ku shfaqet para pasqyrës e veshur me xhinse , të cilat i kishte ulur. Teksa uli xhinset, Dafina tregoi të brendshmet duke pozuar para pasqyrës dhe dukej në formë shumë të mirë.

Kujtojmë se artistja aktualisht po e shijon suksesin e këngës “Million dollar”, e cila po pëlqehet shumë nga fansat e saj.


