Këngëtarja Dafina Zeqiri ka zbuluar së fundmi gjininë e fëmijës së dytë që po pret me bashkëshortin e saj Kreshnik Gjergji. Përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale, artistja ka bërë të ditur se bebja që po vjen është djalë. Në fotot e shpërndara, vëmendjen e ka marrë edhe djali i tyre i madh, i cili shfaqet pranë një tullumbaceje blu me mbishkrimin “It’s a boy”, duke konfirmuar kështu zgjerimin e familjes me një tjetër vogëlush.

Vetëm pak javë më parë, Dafina kishte zgjedhur një mënyrë emocionuese për të ndarë lajmin e shtatzënisë, duke e bërë publik gjatë një koncerti të saj në Tiranë. Kujtojmë se në korrik të vitit 2025, këngëtarja dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Daskan. Tashmë, familja e tyre pritet të zgjerohet sërish, ndërsa lajmi është pritur me shumë entuziazëm nga fansat e artistes.