Debatet sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë nisur sapo banorët janë zgjuar. Gjesti ka nisur duke ngacmuar Loredanën dhe Valbonën, pasi u prekte gjërat që u ka dhuruar Jozi.

Gjesti ka shkuar te gjërat e Valbonës dhe ka marrë një fotografi të saj, të cilën ia kishte dhënë Jozi, i cili u përjashtua një ditë më parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Kur Valbona e pa që ai kishte në dorë këtë foto nisi duke e ndjekur nga pas.

“Dal nga vetja po e preke. Ti guxo e bëj ndonjë gjë asaj, unë i them derës hapu”, tha banorja teksa Gerta e këshillonte që të mos binte pre e provokimeve.

“Vetëm se ke qarë për ofenduesin, as nuk ta ka ndjerë për fjalët që ka thënë. Nxjerr lot fals”, i kthehet Gjesti.

“Për kokë të atyre tre mbesave guxo edhe prishe, se ça do të bëj Besart, do e shohësh, fjala jote e fundit, nuk flas më”, i kundërpërgjigjet banorja.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Më kallëzo vetëm një të mirë që ke patur nga Jozi

Valbona: Gjesti të lutem ma jep

Gjesti: Ose le të tregojnë të gjithë banorët një të mirë që kanë patur nga Jozi, përpos ofendimeve

Valbona: Ma jep Gjesti

Gjesti: Ik moj, mos hajde nga pas. A keni pas të mira prej Jozit apo vetëm ofendime?

Valbona: Gjesti

Gjesti: Atë ofenduesin e do a?

Valbona: Dal nga vetja po e preke. Ti guxo e bëj ndonjë gjë asaj, unë i them derës hapu

Gjesti: Guxo

Valbona: Guxo e preke, guxo e prishe

Gerta: O Valbona mos bie pre e provokimeve, të bën tjetër kur të dalësh moj, ta prishë

Valbona: Besart bjere këtu

Gjesti: Vetëm se ke qarë për ofenduesin, as nuk ta ka ndjerë për fjalët që ka thënë. Nxjerr lot fals