Nick Reiner dukej plotësisht i qetë teksa ecte pranë shtëpisë së prindërve të tij në Brentwood, vetëm disa orë para se të masakroheshin, duke shkaktuar tronditje në të gjithë Hollywood-in.
Nga pamjet e siguruara nga “The Post”, 32-vjeçari shfaqet i veshur me xhinse blu, një këmishë me mëngë të gjata. Ndërkohë në kokë kishte një kapele bejsbolli dhe në shpinë mbante një çantë.
Siç shihet në video, ai shëtit pranë një karburanti pak para mesnatës së shtunës.
Ndërkohë Rob dhe Michele u vranë herët në mëngjesin e së dielës, sipas Prokurorit të Qarkut të Los Angeles. Pamjet e reja të kamerave të sigurisë e vendosin Nick-un afër shtëpisë së familjes disa orë para vrasjes së prindërve të tij.
Mediat e huaja shkruajnë se stacioni i benzinës është vetëm disa blloqe larg shtëpisë së Reiner-ëve, në Brentwood. Nick mund të shihet duke ecur në një drejtim larg pronës.
Duke cituar burimet, “New York Post” shkruan se 32-vjeçari dhe prindërit e tij u grindën shumë , më herët gjatë natës në një festë të organizuar nga Conan O’Brien.
Nick u grind gjithashtu me komedianin e njohur, Bill Hader, në të njëjtën festë, duke u larguar i tërbuar, sipas “NBC News”.
Nuk është e qartë se kur saktësisht familja Reiner u largua nga festa të shtunën në mbrëmje.
Rob dhe Michele Reiner u gjetën të therur për vdekje rreth orës 3:30 të pasdites të dielën nga vajza e tyre, Romy. Thuhet se atyre u ishte prerë fyti dhe Romy i paralajmëroi oficerët e policisë se Nikc ishte ‘i rrezikshëm’, raportoi TMZ.

