Në shtëpinë e “Big Brother Vip”, hyrja e Inës trazoi ujërat dhe shkaktoi debate të forta mes banorëve. Edhe mëngjesin e sotëm, Brikena dhe Ina janë përfshirë në debat të fortë me njëra-tjetrën, me akuza të ndërsjellta.

Gjithçka nisi pas debateve për punët e shtëpisë, sepse Brikena është liderë e kësaj jave. Ina madje e akuzoi banoren se është e papastërt, teksa Brikena tha se Ina e ka gojën të “fëlliqur”.

Pjesë nga debati:

Ina: Më tregon zhulin ti mua. Ti dukesh… Dallohemi që nga ngjyra e lëkurës kush është zhulse mes nesh.

Brikena: Çfarë do të thuash?

Ina: Ti lahesh njëherë në tre ditë. Harron të heqësh bronzerin që lyen këmbët…

Brikena: Çfarë tregon ngjyra e lëkurës time?

Ina: Sapo ta shpjegova, nuk e di çfarë kuptoni ju këtu.

Brikena: Gojën e ke të fëlliqur….

Ina: E ke parë ndonjëherë gojën tënde? Të paktën dhëmbët unë i kam të mijat, si flokët dhe të gjitha. O miss “filleri” e ke gojën të fëlliqur. Ndihesh inferiore prandaj nxjerr vetëm vrer nga goja.