Vetëm 4 banorë do të mund të prekin nga afër ethet e finales pas një rrugëtimi të gjatë plot me sfida, debate të forta e ironi. Lajmi është bërë i ditur mbrëmjen e djeshme nga moderatori i spektaklit, Ledion Liço.
Në televotimin e hapur për Danjën, Eglin, Gertën, Gjestin, Jozin dhe Loredanën, publiku ka mundësinë të vendos për fatin e banorëve në lojë, duke zgjedhur dy finalistë.
Cilin prej tyre dëshironi të dërgoni në FINALE?
Emrat e fituesve do të zbardhen në spektaklin e të shtunës, në gjysëmfinalen e sezonit të katërt të “BBV”. Me përzgjedhjen e dy banorëve, katër të tjerët do të lënë shtëpinë të shtunën. Ndërkaq, më 19 prill do të jetë finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4”.