E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Danja Koka. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë reality show, si dhe planet e saj të ardhshme tani pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri…
Në “Post Big Brother” bëre një deklaratë ku u ndale tek fanbase-i 14-vjeçarë, i Eglit dhe Gjestit…
U keqkuptua e gjitha. Unë nuk do lëndoja fansat maxhorenë të Gjestit. E kisha kryesisht për ata që janë minorenë, që janë të lidhur ngushtë me marrëdhënien e tyre. Jam e bindur që të gjithë ndjekësit e tij janë apasionuar pas lojës së tij. Por unë e kisha në lidhjen e tyre, që të kenë një farë kujdesi. Mbase ata nuk e kanë për detyrë këtë, por unë e shoh kështu.
E meritoi fitoren Gjesti?
Patjetër. E kam thënë dhe e kam ndierë edhe në shtëpi. Ai është lezeti i shtëpisë. Nëse do e shihja nga jashtë, atë do zgjidhja, për lezetin që i ka dhënë shtëpisë.