Teksa Petro, Danja, Jozi dhe Laerti qëndronin te divanet jashtë te shtëpia e “Big Brother VIP 4”, u diskutua në lidhje me shenjat e horoskopit.
Në një moment Laerti i drejtohet Jozit dhe i thotë se ai nuk ka pyetur Danjën në lidhje me shenjën e horoskopit. Sipas aktorit, ajo është e shenjës së Peshqëve.
Por në fakt nuk ishte dhe shenjën e horoskopit të saj e gjeti Jozi i cili u shpreh: “Unë mendoj se është Virgjëreshë”.
Pasi Danja ia konfirmoi, Jozi i kthehet: “Unë jam Peshk dhe shkon shumë mirë me Virgjëreshën”.
Pjesë nga biseda:
Laerti: Nuk e ke pyetur Danielën për shenjën e horoskopit
Danja: Tani do të më pyesësh ti apo…
Laerti: Jo, unë e di
Danja: Po hajde na e trego ti
Jozi: Po thuaje pra
Laerti: Peshqit
Danja: Peshqit unë?
Laerti: Ee
Jozi: Joo
Laerti: Atëherë e bëra gabim
Jozi: Mendoj se është virgjëreshë
Danja: Po, jam virgo
Jozi: Me vërte?
Danja: Me vërte
Jozi: Unë jam Peshk
Danja: Ti je Peshk
Jozi: Dhe Peshku shkon shumë mirë me Virgjëreshën. Peshku mbështetet shumë mirë te Virgjëresha
Laerti: Kur e ke ditëlindjen?
Jozi: 19 mars






