Mëngjesin e ditës së sotme ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” konkurrenti i shumë komentuar i “Për’puthen”, Keijsi Hyseni. Në këtë intervistë, ai ka treguar se si ka marrë vendimin për t’u bërë pjesë e programit të dashurisë si dhe ka folur për dashurinë e tij, Stelinën.
I pyetur se “çfarë çmon më shumë te Stelina që të ka marrë zemrën?”, ai u përgjigj:
“Sinqeritetin, seriozitetin, ka kapacitetin për të biseduar dhe për të krijuar diçka me rrënjë të forta. Çdo çift ka sherre, por ne e ndajmë me gjithë publikun. Ajo është pak xheloze, por unë i qëndroj sa më korrekt dhe sa më serioz raportit, si brenda dhe jashtë programit. Ne kemi dashurinë. Ne e kishim dashuri me shikim të parë që në fillim. Kam ndjenja dashurie shumë të forta për të.
Jemi në një format që jemi njohur aty dhe duhet ta vazhdojmë lidhjen aty, për respekt të formatit dhe publikut. Nuk kemi dalë ndonjëherë në konkluzion shumë të fortë për të lënë programin. Po shijojmë momentin”.
Më pas Keijsi vijoi duke thënë:
“Mbas shiut del gjithmonë dielli. Nga ferrat del trëndafili. Atje ku ka dashuri, ka dhe xhelozi. Nëse nuk ka xhelozi, nuk ka dashuri”.
Hyseni tregoi gjithashtu se si e ka pritur familja e tij këtë zgjedhje:
“Nuk jam tip që flas shumë për marrëdhënien time. Në momentin që unë e shijoj atë gjë, nuk i marr për bazë fjalët e të tjerëve. Nuk ndikohem. Është arritja më e madhe që të gjesh një person që qëndron gjithmonë krah teje. Nëse e gjen, nuk duhet ta lëshosh kurrë”.




