Monica Mares ishte vetëm 16 vjeç kur lindi djalin e saj, Caleb, por brenda një jave e kishte dhënë për birësim për të vazhduar jetën e saj.

Për dy dekadat e ardhshme, nuk kishte kontakt midis tyre, derisa Caleb, në moshën 19-vjeçare, vendosi të gjente nënën e tij biologjike nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

“Daily Star” shkruan se dyshja shkëmbeu mesazhe për disa javë para se të organizonte një takim për Krishtlindje.

Pas takimit të tyre personal, Monica pranoi se filloi të ndjente ato që i përshkroi si emocione “të çmendura” ndaj fëmijës së saj, dhe shpejt Caleb u zhvendos të jetonte me të.

Brenda disa javësh, marrëdhënia e tyre u bë seksuale. Më vonë Monica zbuloi momentin kur më në fund i shprehu ndjenjat e saj tronditëse të birit.

“Më vjen keq, nuk e di se si do të reagosh ndaj kësaj. Unë jam nëna jote dhe ti je djali im, por po bie në dashuri me ty”, i ka thënë ajo të birit, i cili i rrëfeu asaj të njëjtën gjë.

Ata filluan të jetonin si çift në New Mexico, megjithëse fillimisht u përpoqën t’i mbanin gjërat sekret derisa fqinjët filluan të dyshonin.

Ndërkohë policia u thirr pas raportimeve për një shqetësim lokal, duke i çuar ata në zbulimin e natyrës së vërtetë të marrëdhënies së tyre.

Si Monica ashtu edhe Caleb u arrestuan dhe u akuzuan sipas ligjit të New Mexico, ku incesti konsiderohet një krim i shkallës së katërt.

Dyshja u lirua me kusht, por iu ndalua çdo kontakt me njëri-tjetrin. Që nga arrestimi i saj, Monica pretendon se ka marrë kërcënime me vdekje dhe paralajmërime për fatin e saj nëse do të burgosej.

Ajo zbulon se i është ndaluar të takojë Caleb ose ndonjë nga fëmijët e saj të tjerë, por këmbëngul se sakrifica ia vlen.

“Nëse më burgosin për dashuri, atëherë më burgosin”, u tha ajo gazetarëve, duke shtuar:

“Nuk ka asnjë mënyrë që dikush të na ndajë, dhe unë me të vërtetë e dua atë”.

Nga ana tjetër, Caleb ka zbuluar se kurrë nuk e pa vërtet Monikën si nënën e tij:

“Nuk kam pasur kurrë dikë të më gatuajë ushqim ose të më japë diçka. Gjithë jetën time nuk kam marrë asgjë dhe ajo bëri çmos që të më bënte të lumtur”.

Gjithashtu ai ka pohuar se romanca nuk i dukej e gabuar:

“Ishte më shumë si të shkoje në një klub dhe të takoje një person të rastësishëm. Nuk më dukej e gabuar, më dukej normale”.

Ekspertët kanë paralajmëruar se marrëdhënie të tilla mund të shfaqin çekuilibra të konsiderueshme pushteti, veçanërisht midis një prindi dhe një fëmije më të vogël.

Monika i hedh poshtë këto shqetësime dhe këmbëngul se nëse do t’a kishte rritur vetë Caleb-in, romanca ‘ndoshta’ nuk do të kishte ndodhur kurrë. Por tani, deklaron ajo, ai është dashuria e jetës së saj.