Ndarja nga jeta e këngëtarit të mirënjohur, Shpat Kasapi, ka qenë tronditëse për familjarët, miqtë, kolegët dhe publikun.
Mes lotëve dhe dhimbjes, familja e tij ka ditur që të transmetojë mesazhe të forta ringritje. Së fundmi, bashkëshortja e tij, Selvije Jao. Ka bërë një postim prekës në profilin e saj në “Instagram”.
Ajo shkruan se kujtim i Shpatit e mbush me lot, por edhe me shpresën se një ditë do të takohen sërish.

“Ka momente kur bota është e qetë, dhe papritur kujtimi i tyre të godet në zemër si një valë e heshtur. Ti kujton buzëqeshjen e tyre, zërin e tyre, mënyrën si të qetësonin shpirtin – dhe ashtu, në çast, po përpiqesh t’i mbash lotët, ndërsa pëshpërit një lutje që vetëm Allahu e dëgjon. Në atë moment, të kujtohet: dashuria nuk përfundon me vdekjen. Ajo thjesht pret për ribashkim në xhenet, inshaAllah”, ka shkruar Selvije në postimin në “Instastory”.
Shpat Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak. Ai vdiq teksa ndodhej në Itali së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tyre.


