Dashuria është një nga emocionet më të fuqishme që mund të përjetojë një njeri. Nuk është vetëm ndjenjë romantike, por një proces kompleks biologjik dhe psikologjik.
Studimet e Universitetit të Duke-it kanë treguar se dashuria aktivizon rajone të trurit që lidhen me shpërblimin dhe kënaqësinë, duke përfshirë nucleus accumbens dhe rajonin ventral tegmental, të lidhura me dopaminën, “kimikatin” e lumturisë (Bartels & Zeki, 2000).
Kur jemi të dashuruar, truri shfaq një lloj “varësie emocionale” ndaj partnerit. E njëjta pjesë e trurit që ndjehet e kënaqur nga ushqimi, droga apo aktiviteti fizik, aktivizohet edhe kur kemi ndjenja të forta romantike.
Por kjo mund të shndërrohet në dhimbje kur dashuria përfundon ose nuk realizohet. Ndarjet e dhimbshme shkaktojnë ndjenja të thella mungese dhe të humbjes, dhe truri e përjeton këtë si një traumë emocionale.
Si ta menaxhojmë dhimbjen e dashurisë?
-Ushtrimi fizik rrit dopaminën dhe serotoninën, duke ulur stresin.
-Shkrimi i emocioneve ndihmon për të përpunuar dhimbjen.
-Meditimi dhe praktikat mindfulness ndihmojnë për qetësimin e mendjes.
Dashuria nuk është vetëm ndjesi e bukur; është një rrugë emocionuese që na mëson të njohim veten dhe të përballemi me dhimbjen.
