Në qershor të këtij viti, këngëtarja e famshme Nicole Scherzinger mori propozimin për martesë. I dashuri i saj prej disa vitesh, Thom Evans, i propozoi asaj teksa ishin me pushime.
E tashmë duket se ata po bëhen gati për të kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. 45-vjeçarja ka treguar gjatë një interviste për “Sunday Times Culture” se dasma do të bëhet në Hawaii dhe do të drejtohet nga gjyshi i saj.
Por jo vetëm kaq, pasi duket se do të ketë edhe një dasmë tjetër në Europë.
“Dasma do të jetë diku në Europë. Përtej kësaj as kam menduar për asgjë tjetër”, ka rrëfyer Scherzinger.
Këngëtarja e famshme tha se jeta bashkëshortore me Thom do të ketë një bazë në Britani, por shtoi:
“Udhëtojmë shumë dhe kjo më pëlqen”.
Këngëtarja shpjegoi se të gjithë miqtë dhe familja e saj kanë pyetur ‘cili është plani’ por ajo është fokusuar në projektin e saj të fundit ku luan si Nroma Desmond në një produksion të ri muzikor të “Sunset Boulevard”.
Nicole shtoi se:
“Jo, duhet të gjej Norma Desmond. Derisa ta gjej dhe ta hap këtë emision dhe të jem krenare për të, nuk po mendoj për asgjë tjetër”.
Ndërkohë rikujtojmë, se Nicole u takua për herë të parë me ish-lojtarin e ligës së ragbit të Glasgow Warriors kur ajo ishte juriste në “X Factor” në 2019. Vitin e kaluar, një mik i çiftit i tha Richard Eden të “The Daily Mail” se çifti do të martohej, pasi Thom e dinte se Nicole ishte e duhura që kur u takuan.
Nicole ka qenë më parë një lidhje 8-vjeçare me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton dhe një romancë më të shkurtër me tenistin Grigor Dimitrov. Më herët ishte raportuar se çifti ishin të hapur për të krijuar një familje së bashku në të ardhmen e afërt. Ndërkaq në vitin 2020 Nicole konfirmoi planet e tyre për fëmijë.





