Një dasmë që u zhvillua në Sanliurfa, Turqi, disa ditë më parë është bërë virale. Nusja ishte e stolisur me bizhuteri ari me vlerë disa kilogramë deri në atë pikë sa nuk mund ta mbante peshën e tyre, ndërsa të ftuarit garonin me njëri-tjetrin për t’i hedhur para.
Nipi i ish-deputetit të AKP-së në Sanliurfa, Zulfikar Izol, avokati 26-vjeçar Kahraman Zulfikar Izol dhe mbesa e përfaqësuesit irakian në Turqi, Mesut Barzani, avokatja 25-vjeçare Nazdar Barzani, bashkuan jetën e tyre me një dasmë madhështore.
Të ftuarit u mblodhën rreth nuses dhe dhëndrit dhe u hodhën tufa me para. Të ftuarit në dasmë garuan me njëri-tjetrin për të parë se kush mund të hidhte më shumë para dhe e mbuluan nusen me kilogramë ari. Nusja, e cila mbante monedha ari, një rrip ari, një gjerdan, një unazë diamanti dhe një kurorë ari, u detyrua të ulej pas pak kohe për shkak të peshës së bizhuterive.



