Big Brother VIP duket se së fundmi ka “infektuar” dhe studiot politike.
Së fundmi fenomeni “Kiara dhe Luiz” dhe “dasma” e tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe po komentohet gjerë e gjatë.
Ishte analisti Lorenc Vangjeli ai i cili iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha se nëse mes tij dhe kryetarit të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke përmendur dhe puthjen e Luizit me Kiarën e cila sipas analistit ishte më e kollajtë se një takim mes kreut të PD dhe Alibeajt.
Por, si duket Berisha e kishte parë “dasmën” dhe duke anashkaluar pyetjen për Alibeajn ai u përcolli urimet e tij çiftit për “martesën”, tha Berisha në “Opinion”.
Pjesë nga biseda:
Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi me Kiarën se të takohesh me Alibeajn, qoftë edhe për një përqafim që të bëheni bashkë
Sali Berisha: Tu themi të trashëgoheni dhe jetë të lumtur çiftit
Vangjeli: I ke shkruajtur një letër Luizit?
Berisha: Secili ka diellin e vetë, unë nuk ndërhyj në atë shoë, por urimin për martesë është gjëja më normale.