Një fundjavë e mbushur me emocione ka qenë kjo për këngëtarin e njohur Gena, i cili ka përcjellë drejt altarit vajzën e tij, Helgën, në një prej ditëve më të veçanta të jetës së saj.
Këngëtari është baba i dy vajzave, Nasiolës dhe Helgës, nga martesa e tij e parë. Kjo e fundit është gjithashtu mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ka krijuar një komunitet të madh ndjekësish në TikTok dhe Instagram, duke ndarë video nga përditshmëria dhe aktivitetet e saj si content creator.
Momenti më emocionues i ceremonisë ka qenë hyrja e Genës në sallën e dasmës, krah vajzës së tij. Një skenë që nuk ka kaluar pa u vënë re nga të pranishmit, por as nga ndjekësit, pasi videot janë shpërndarë në rrjetet sociale.

