Ronaldo Sharka ka disa ditë që në profilin e tij në “Instagram” bën disa postime që duken se janë ironi apo kunja për disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP”.
Teksa ka marrë kritika nga ndjekësit e tij, gazetari është shprehur se i bën me humor dhe për të bërë diçka ndryshe.
Sot ai ka bërë një postim për Dea Mishel. Kjo e fundit në një intervistë për emisionin “Wake Up” në Top Channel, u shpreh se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, djemtë nuk e kanë ngacmuar dhe nuk kanë flirtuar me të.
Ronaldo ka postuar një lajm në lidhje me këtë deklaratë që ka bërë ish-finalistja e BB VIP 2 dhe krahas saj shkruan:
“Ju qofshi o çuna”.
Kujtojmë se Sharka më shumë postime të tilla ka bërë për Nita Latifin, e cila herë i kthen përgjigje, e herë vendos që të qëndrojë në heshtje.
Por jo vetëm kaq, pasi Ronaldo herë pas here edhe komenton në postimet që ish-banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” bëjnë në profilet e tyre në rrjetet sociale.