Në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, tensionet janë përshkallëzuar mes dy banoreve, Rozana Radi dhe Valbona Mhilli. E gjitha nisi prej diskutimeve të bëra mbrëmjen e djeshme në Prime, Valbona i kërkoi Rozanës të mos e përmendte më emrin e saj, pasi u ndje e ofenduar dhe e degjeneruar nga veprimet dhe komentet e saj.
Nga ana tjetër, Rozana e kundërshtoi ashpër këtë kërkesë, duke theksuar se do të vazhdonte ta përmendte emrin e Valbonës sa herë të dëshironte, duke shtuar se kjo ishte një e drejtë e saj.
Debati nisi kur Valbona i tha Rozanës
Mos e përmend emrin tim lart e poshtë, lër këto numra me mua.
Rozana e ktheu menjëherë përgjigjen, duke i thënë:
O Bona, unë emrin tënd e përmend sa herë të dua.
Valbona, duke qenë e shqetësuar, i kërkoi që të mos e bënte këtë dhe të tregonte respekt, ndërsa Rozana insistoi se do ta bënte pa u ndalur. Në momentin që tensionet u rritën, Valbona e akuzoi Rozanën se e kishte ofenduar dhe degjeneruar gjatë mbrëmjes së kaluar, duke i thënë se nuk kishte respektuar dhe mbrojtur dinjitetin e saj. Rozana e kundërshtoi këtë, duke e pyetur nëse ajo po e ofendonte duke mos e mbrojtur. Valbona, e nervozuar, i tha:
Kur të jesh e qetë, flasim.
Ndërsa Rozana e quajti të paqëndrueshme sjelljen e saj, duke shtuar se ajo ishte një person i sinqertë dhe nuk gënjente. Përplasja vazhdoi me fjalë të forta, ndërsa Valbona kërkoi që Rozana të fliste vetëm kur të ishte në gjendje të ishte e qetë.
Mos luaj pisët
– i tha ajo, ndërkohë që Rozana e ftoi të mos e pengonte më të fliste, duke i thënë:
Po pse nuk më lë të flas, o Bona?
Ky shkëmbim fjalësh ka ndezur më tej atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut.

