Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Egla Ceno dhe Zhaklin Lekatari u përfshinë në një debat të ashpër, i cili u rikthye nga një koment i disa kohëve më parë.
Gjithçka nisi kur Egla i kujtoi Zhaklinës një situatë që lidhej me një postim të saj për komunitetin LGBT.
“Unë mbaj mend që ke komentuar dikur në një postim timin dhe gjuha jote ka qenë e dhunshme,” tha Egla, e cila shtoi: “Isha duke lexuar një poezi, e cila titullohet ‘LGBT’. Poezia bënte disa pyetje mbi marrëdhëniet dhe si ndihen njerëzit në to. Komenti yt ka ndjellë qindra komente të tjera të dhunshme”.
Zhaklina nuk e mohoi situatën dhe i qëndroi qëndrimit të saj. Ajo iu përgjigj:
“Po, i qëndroj ende atij komenti. Por kujtoj që ky debat u mbyll kur ti më ftoje për kafe që ta diskutonim bashkë”.
Egla, megjithatë, theksoi se ndikimi i atyre komenteve ka qenë i madh dhe se qëndrimet publike duhet të kenë një dozë përgjegjësie.