Pas largimit të Jozit nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”, duket se Loredana po përballët gati me të gjithë banorët aty.

Ajo ka patur debate të shumta dhe të forta me Livia, Eglin, Rozanën e madje edhe me Laertin. Por jo vetëm kaq, pasi Loredana ka thënë se Tiri ka flirtuar me të jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe më pas ka debatuar me të dhe me partneren e tij, Krisën.

Pas këtyre debateve të ashpra, Jozi ka bërë ditën e sotme një reagim në rrjetet e tij sociale. Ai ka zbuluar përmes një postimi në “Instastory” se mbështet partneren e tij.

Pavarësisht disa refuzimeve nga ajo, ish-banori ka vazhduar të mbrojë Loredanën. Në postimin në “Instastory”, Jozi ka shpërndarë një fotografi nga palestra, ku ka theksuar muskujt e tij, duke shoqëruar foton me një mesazh:

“Kur frika e Luanit zhduket, hienat tentojnë të shndërrohen në mbretëresha”.