Mbrëmjen e djeshme ndodhi një përplasje në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”, mes Mikelës dhe Ronaldos. Gazetari i njohur i tha ish-konkurrentes së “Për’puthen” se nuk ka pse të ngrejë zërin teksa bisedojnë brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mikela pretendon se Ronaldo i ka kërkuar një intervistë por gazetari e mohon këtë gjë. Por dyshja nuk e la me kaq. Ronaldo i kërkoi Mikelës të ulë zërin sepse sipas tij, tregon mungesë vetëbesimi. Por Mikela iu kthye! Ajo i kërkoi gazetarit që të mos bëjë zhurmuesin gjatë gjithë kohës.

Por dyshja nuk e ka lënë me kaq. Pas spektaklit, ata kanë biseduar së bashku dhe janë sqaruar. Sërish, Ronaldo i kujtoi asaj zërin e lartë.

“Nuk prekëm ndonjë gjë që s’duhet prekur. Nuk ka nevojë të ngresh zërin aq shumë, sidomos gjatë ‘prime’. Kjo gjë bëhet për të qenë protagoniste dhe ti e njeh shumë mirë televizionin, mos më gënje për këtë gjë”, theksoi së fundmi Ronaldo.

Mirëpo, Mikela tha se vetëm në këtë mënyrë, ajo kërkon të drejtën e fjalës.

Më poshtë është debati që ndodhi mbrëmë mes dy banorëve:

Ronaldo: Me Mikelën kam dashur të merrem se asaj i pëlqen të ngrejë zërin , më duket interesante, s’kam asgjë me të por  vëmendja nuk merret duke ngrit zërin. Por nuk i kam kërkuar kurrë intervistë.

Mikela: E ke bërë, por nejse.

Ronaldo: Ule zërin se tregon mungesë besimi

Mikela: Kështu e kam zërin, mos bëj kot zhurmuesin.

Tea: Paska një lloj nënvlerësimi për ne të ish-përputhen. Me Ronaldon kam folur se di pse e ka këtë mendim.

Ronaldo: Tani këtu mendimet ndryshojnë gjithnjë, mos u nxitoni. Unë mendoj që ajo do e djegë Efin.

Herion: Unë prisja dhe më shumë se aq, nejse ajo atë që ka e thotë, por zërin duhet ta ulë.