Këngëtari Blero Muharremi ka emocionuar rrjetin me një dedikim prekës për mikun e tij të ndjerë, Shpat Kasapi, duke rikthyer kujtimet e një miqësie të sinqertë dhe dhimbjen e humbjes së parakohshme të artistit. Në një postim të publikuar në Instagram, Blero ndau një fotografi të vjetër nga performancat e tyre, që datojnë nga vitet më të ndritshme të karrierës së tyre muzikore.

Në dedikimin e tij emocional, Blero shprehu tronditjen dhe dhimbjen e thellë që ka përjetuar pas ndarjes nga jeta të Shpatit:

“Ende më duket sikur jam në ëndërr… si shok i yt dhe mik i familjes tënde, zemra m’u bë mal kur pashë dashurinë që ta dhanë shqiptarët anë e mban botës.”

Blero u ndal edhe te mënyra e jashtëzakonshme se si publiku e nderoi Shpat Kasapin pas vdekjes së tij tragjike. Sipas tij, kjo dashuri kolektive ishte një dëshmi e ndikimit të madh që këngëtari kishte te audienca shqiptare, kudo në botë.

“Nuk ka fjalë që ta përshkruajnë këtë dhimbje,” shkruan Blero, duke e bërë të qartë se humbja e Shpatit ka lënë një boshllëk të madh te miqtë dhe familja.

Dedikimi i Bleros konfirmon edhe një herë ndikimin e madh që Shpat Kasapi pati jo vetëm si artist, por edhe si njeri. Ai la pas një trashëgimi muzikore dhe emocionale që vazhdon të prekë zemrat e publikut dhe të miqve të tij më të afërt.