“She’s On Air” është një emision radiofonik në trajtën e një “reality show” në Top Albania Radio, që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja; të guximshme, të sinqerta, të papërmbajtura dhe të vetëdijshme për fuqinë e tyre. E ftuar në studio ka qenë këngëtarja e njohur Lore e cila, ndau edhe disa lajme ekskluzive…
Kur ka qenë hera e fundit që ke kënduar për një njeri që nuk e meriton?
Një pjesë e madhe e këngëve të mia janë dedikime, për njerëz që kanë qenë në jetën time.
Në telefon ke më shumë këngë apo mesazhe në drafts?
Jo, kam më shumë këngë.
A ke ndonjë këngëtar që e dëgjon si fshehurazi në shtëpi?
Si? Nga këto ‘guilty plesure’… Një këngëtar që e dëgjoj dhe ‘më ndez’ është Unikatili.
Kush është ai djalë që ty të frymëzon të shkruash?
Më shumë se njerëzit, janë historitë. Unë lidhem shumë me këdo që ka një histori, në momentin që përfundojnë kam nevojë për një kapak që ta mbyll si gjë.