E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja Klotilda Harka. Ajo ka komentuar më shumë banorët e “Big Brother VIP 4”, si dhe dinamikat e ndodhura së fundmi në shtëpi…

Duke folur për fituesen e edicionit të kaluar, Egla Ceno, Klotilda u ndal tek një deklaratë e saj që nuk i ka pëlqyer…

Unë thjesht e kam dëgjuar në një intervistë, ku ka thënë se nuk do të bëhet nënë, sepse nuk do të jetë gjyshja e fëmijës. Të them të drejtën nuk më ka pëlqyer fare si deklaratë, po fare. Nuk e prisja nga Egla. Ajo vërtet flet për vete, por me atë mënyrë se si artikulon, lëndon shumë vajza të tjera, që një prej tyre mund të jetë Rozana, se janë gati moshatare, që do të bëhet nënë dhe e kërkon me ngulm. Kështu që, janë disa deklarata publike që vërtet bëhen si rrëfime personale, por shigjetojnë dhe shumë personazhe të tjerë. Tha mjaftueshëm në BBV për këtë histori, nuk ka nevojë ta stërzgjasë si histori, për mendimin tim. I ka mëshuar shumë kësaj gjëje, nuk është e nevojshme. Ajo është kaq kreative, është aq personazh interesant, sa mund të thotë e mund të kapë tema pafund, për t’i rrëfyer nga ana personale dhe për të qenë optimiste dhe frymëzuese për ato që e dëgjojnë. Se kështu nuk është frymëzuese, për mendimin tim.

Kjo është një temë që mund të elaborohet dhe artistët kanë për qëllim që të shtrojnë temën në publik që ne të themi ‘po sikur të jetë kështu?’

Këtë e thonë të gjitha gratë, që i shtyjnë vajzat që të martohen sa më shpejt, që të lindin fëmijë sa më shpejt dhe të mos jenë vonë. Ndoshta Egla është kreative dhe ka përdorur frazën tipike, por me fjalë të tjera, ky është mentaliteti shqiptar.