Eftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka qenë Vivien Thano. Ajo tregoi më shumë për marrëdhënien e saj me disa nga personazhet e njohur të showbizit si Getinjo, Mozzik apo Juliana Nura, por dhe shumë të pathëna të tjera…

Shqipe Hysenaj e ftuar disa ditë më parë në studio, u shpreh se kishte 6 vite pa kryer marrëdhënie seksuale. Si e komenton këtë gjë?

Kjo është e tmerrshme. Sepse ty fillojnë të të fryhen gishtat, hormonet… Prandaj dhe fillojnë e flasin kot këta. Patjetër që ndikon. Pjesa seksuale është shumë e rëndësishme, shumë e rëndësishme. Sidomos brezi jonë duhet ta dijë dhe ta kuptojë mirë këtë pjesën seksuale. Kjo është nevojë fiziologjike, biologjike, emocionale. Unë këta njerëz që thonë ‘bravo për këtë’ nuk i has në jetën time, nuk kam lidhje fare. Janë njerëz që nuk kanë punuar me veten e vet, nuk janë edukuar, nuk kanë marrë një kulturë. Nëse nuk di, hap një libër e lexo. Tani i kemi të gjitha mundësitë për t’u edukuar.