Polemika të shumta ‘pushtuan’ rrjetet sociale së fundmi pas një deklarate të Miss Grand Kosova, Brikena Selmani, e cila thoshte se ‘flet dy gjuhë, kosovare dhe shqipe’.
Brikena ka vendosur që të reagojë në lidhje me komentet që janë bërë për të, në mënyrën e saj karakteristike, me shumë humor dhe vetë ironi.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Miss-i iu drejtohet ndjekësve me një mesazh me shumë shaka, duke qartësuar me stil deklaratën që u bë menjëherë virale.
“Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës. Edhe po du me iu thënë se më vjen keq, po unë nuk i di katër gjuhë, por gjashtë – prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovaren…”, u shpreh ajo me një ton ironik që shkaktoi të qeshura mes fansave.
Reagimi i saj është pritur me shumë pozitivitet nga publiku. Komentet në rrjete sociale vlerësuan mënyrën e relaksuar dhe plot karizëm me të cilën Brikena përballoi situatën, duke treguar se nuk e merr gjithçka shumë seriozisht dhe se di si ta kthejë kritikën në batutë.