I ftuar sonte në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Seno Fishta. Ish-banori që përfundoi rrugëtimin e tij mbrëmjen e së shtunës, në një nominim të hapur brenda natës mes Keijsit dhe Kristit. Seno ka zbuluar në Top Albania Radio më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Kur u pyet nga Edea se “E keqja e domosdoshme” sipas tij kush mund të jetë, ish-banori u përgjigj duke treguar se:
Edhe Brikena i duhet lojës pavarësisht se është manipulatore, por nuk mund ta fusim te niveli i Kristit, janë profile krejt të ndryshme. Brikena mua më duket shumë fallco në të gjitha kuptimet. Nuk hajmë bar, Miss-i që thotë dua të jetoj me vjehrrit, kjo është një diçka…ne nuk po rrimë me prindërit tanë.
Më pas kur Atalanta e pyeti nëse Seno mendon se Brikena shtiret, ai u përgjigj duke shpjeguar edhe pse banorja e bën këtë:
Absolutisht po. Ajo ka gjetur një kimi dhe një lidhje para kamerave që dhe të gjitha vajzat e kishin vënë re. Dilte, fliste dhe e bënte publikun për vete. Manipulatore profesioniste. Unë e kam vënë re dhe në shtëpi, ku ne ndanim detyrat për të pastuar dhe për të bërë punët dhe ajo nuk bënte asgjë. Ajo rrinte 3 orë duke bërë ‘make-up’ dhe pjatën e saj 5 minuta nuk e lante. Gjëra bazike. Janë disa gjëra që duhen bërë me vepra dhe jo me deklarata, këto deklarata mund të jenë të mirëpërgatitura ose i ka gjetur në ChatGPT.

