Një ditë më parë, në një bisedë telefonike për “Shqipëria Live”, babai i banores së BB VIP 5, Selina, Jeton Bollati, nuk u kursye aspak për marrëdhënien që vajza e tij ka krijuar me Mirin, duke e quajtur këtë të fundit një mashkull pervers dhe madje zhigolo.

Pas 24 orësh, reagoi dhe miku i Mirit, Roland Hysi, i cili në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, i doli në mbrojtje mikut të tij, duke i quajtur të tepërta deklaratat e dhëna nga babai i Selin.

Ai u shpreh se ky reagim i shkon në favor Mirit dhe se nuk mund të hidhet baltë ndaj askujt.

“Reagimi është në favor të Mirit. Nuk mund të hedhë baltë askush ndaj askujt. Miqtë, të afërmit dhe familjarët, nuk e kemi bërë kurrë që të hedhim baltë ndaj një personi ose familje tjetër. Unë nuk mund të flas në emër të tyre. Miri nuk ka bërë diçka që ne duhet ta mbrojmë. Për shkak të formatit që Big Brother është, për shkak të syve që ky program tërheq, është njësoj si një person i vetëm që bërtet me një milionë persona që bërtasin. Mesazhi do të ishte drejtuar me të drejtë me personat që thonë: ‘Shkëputeni këtë marrëdhënie’. Po aludohet për ndjenja, nuk e besoj. Jo! Duke luajtur po, por ndjenja është diçka e tepërt. Publiku këtu nuk do t’ia dijë. Familja, si në Gjermani, si në Shqipëri, është në mbështetje të Mirit, me atë që ai po bën. Nuk do të doja që të kundërpërgjigjesha ndaj babait të Selin”, u shpreh Landi.

Ai gjithashtu shtoi se si e ka pritur familja e Mirit këtë deklaratë, duke thënë: “Për shkak të komenteve, sado i fortë të jesh, sado i rrahur me vaj e me uthull të jesh, për mua si Land është shumë e pazakontë kjo ndjesi. Ne në mënyrë hermetike e ruajmë familjen jashtë, është e pamundur që të mos preken. Jemi njerëz në radhë të parë dhe kur çështja kalon personale është për t’u habitur.

Ky është Big Brother. Një kompleksitet gjërash. Postimi im është shumë i saktë. Mesazhi është shumë i qartë. Miri nuk mund të kryqëzohet dhe as familja e tij”. /Top Channel/