Në episodin e sotëm të emisionit të dashurisë “Për’puthen” në ekranin e Top Channel ka ndodhur një nga momentet më të shumëpritura. Një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku, Keijsi dhe Stelina vendosën që të deklaroheshin për njëri-tjetrin.
Ata përgjatë këtyre javëve që kanë qenë pjesë e programit të dashurisë kanë dëshmuar se në raportin e tyre ka pasur ulje dhe ngritje, por që Keijsi u shpreh se për sa kohë arrin që të gjejë rrugën e duhur të komunikimit me Stelinën gjithçka duket premtuese.
Kur Megi i pyeti në lidhje me të ardhmen e tyre Keijsi e kishte planifikuar gjithçka si në raportin dashuror dhe në biznes gjithashtu. Ai u shpreh gjithashtu se ishte ai që kishte gjithçka në dorë dhe se Stelina ishte dakord me këtë pjesë.
Ata dhuruan emocione të bukura në studio, pasi Stelina pranoi ftesën e Keijsit për t’u deklaruar për njëri-tjetrin. Pavarësisht pritshmërive shumica e konkurrentëve nuk ishin dakord në lidhje me zgjedhjen e tyre, ku Marsiela u shpreh duke thënë:
Pse nuk e merr gruan tënde dhe tani të dalësh sepse qëllimi i “Për’puthen” u përmbush.
Në fund Keijsi dhe Stelina sqaruan se kjo ishte një zgjedhje e tyre që nuk do të dilnim me askënd tjetër në emision por vetëm me njëri-tjetrin.
